Kosova (shkurt: KS, KOS, turqisht: Kosova), zyrtarisht Republika e Kosovës është shtet në jugperëndim të Ballkanit dhe kufizohet në veri me Serbinë, në jug me Maqedoninë dhe në përendim me Republikën e Shqipërisë dhe Malin e Zi. Kosova ishte një krahinë e Republikës së Serbisë me okupim (1946-1968), pastaj një krahinë autonome e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (1968-1989), krahinë e okupuar e Republikës së Serbisë (1989-1999), ndërsa tani është e vendosur nën administrim të Kombeve të Bashkuara, gjegjësisht nën Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) prej qershorit 1999.
Kosova është e krijuar nëpër fushë malore të Fushës së Kosovës dhe nga grupe malesh molare që e rrethojnë: rrethimi Bjeshkët e Nëmuna dhe të maleve të Sharrit, që lartësohen deri në 2 640 m. Shumica e pjesëve te saj është në më shumë se 500 m lartësi mbidetare; ka 3 lumenj: Llapi, Ibri dhe Drini i Bardhë. Edhe pse ka gjithë këtë pasurin në minerale (shtresë e rëndësishme me plumb, zink, linjit, nikel dhe magnezit), në një kohë të gjatë Kosova ishte një ndër rajonet më të varfëra të Evropës.
Prodhimet kryesore bujqësore janë misri, gruri dhe elbi, patatet, kumbullat dhe duhani; druri është prodhim me shumicë. Në Kosovë gjithashtu vërehet prania e hortikulturës dhe të vitikultures së ndryshme. Blegtoria, si ajo e kaut dhe ovinit është aktivitet madhështor në bjeshkët e Kosovës.
Qytetet e mëdha janë Prishtina, kryeqyteti, Prizereni, Mitrovica dhe Peja, kjo e fundit është edhe selia e kishes ortodoxe (1557-1766). Shumicë e popullsisë janë shiptarët me 90 %, dhe pakicat serbët me 8 %, pakicat tjera 2 % . Me 1 Janar 2002, valuta evropiane euro është valutë zyrtare në Kosovë. Më 17 shkurt 2008 Kosova u shpall i pamvarur.
Tabela e përmbajtjeve
[fshih]
|
Histori
- Artikulli kryesor : Historia e Kosovës
Afeksioni Romak
Është vërtetuar se Ilirët, stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, kanë qenë popull vendas në gadishullin e Ballkanit, gjithashtu edhe fisi Ilir i Dardanëve i cili popullonte Dardaninë antike, Kosovën e sotme. Territoret e Ilirisë antike, përbëheshin edhe nga trevat e Dardanisë (Kosovës së sotme) si dhe të një pjese të Maqedonisë antike. E tëra përfundoi me shtrirjen e Perandorisë Romake, me okupimin dhe aneksimin, një nga një, të territoreve të mbretërive të fiseve. Qysh në shekullin VIII (e.r), ato fise Ilire filluan edhe të "romanizohen" nga perandoria Bizantine-Romake.
Politika
Kushtetuta e Kosovës
- Artikulli kryesor: Kushtetuta e Kaçanikut
Kushtetuta e Kosovës është baza e Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kaçanikut e cila është nxjerrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 10 shtator 1990 është e bazuar në Deklaraten e Pavarësisë të shpalluar më 2 korrik 1990. Pas luftës që populli shqiptar i Kosovës ka pasur me Okupatorët Serbë të prirë nga qeveria e Sllobodan Millosheviqit dhe Armata Popullore e Jugosllavisë dhe ndërhyrjes së NATO-s OKB-së në konflikt, banorët e Kosovës edhe përkundër presioneve nga administruesit e dërguar nga OKB-ja punojnë për ta zbatuar plotësisht në teritorin e Kosovës. Kjo mbarëvajtje një mënyrë a tjetren pengohet nga Republika e Serbisë. Momentalisht në fuqi është Korniza Kushtetute e Kosovës.
Marëdhëniet e jashtme
-
-
Pas shpalljes se pavarsis, mardhenjet e jashtme gjenden ne nje proces ndryshimi ne funksion te kohes. Disa shtete kane hapur ambasdat e tyre, disa jane ne ptocesin e zhvillimit te njohjes se Republikes se Kosoves, e disa e kane kundershtuar njohjen e saj.
Rregullimi i brendshëm
- Artikulli kryesor: Misioni i Organizatës Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK
Kosova, në bazë të Rezolutës 1244 është nën Protektoriatin e Këshillit Sigurimit të Organizatës Kombeve të Bashkuara, çka nënkupton Administrim të përkohshëm të Kosovës nga kjo organizatë e cila këtë e bënë me Misionin e saj në Kosovë të njohur me shkurtesen UNMIK. Misioni i Organizatës Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) udhëhiqet nga Autoriteti i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së .
- Artikulli kryesor: Institucionet e Përkohëshme
Mirëpo, me kalimin e kohës, sipas Rezolutës 1244, UNMIK-u kishte për detyrë dhe i ndihmoi vendorët në krijimin e Institucioneve të Përkohëshme Vetqeverisëse të Kosovës (IPVQ), së pari me formimin e Këshillit Përkohshëm Administrativ-(KPA), ku ishin të përfaqësuara të gjitha grupet politike dhe bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë. Në vitin 2001 nxjerr Kornizën Kushtetuese të Kosovës, dokument i cili është miratuar me konsenzus në mes të strukturave ndërkombtare dhe UNMIK-ut në njëren anë dhe atyre vendore të KPA-së. Në bazë të Kornizës Kushtetuese fillon ndërtimi i institusioneve vendore si dhe funksionalizimi dhe demokratizimi i tyre nën mbikqyrjen ndërkombëtare. Njihet e drejta për krijimin e institucioneve vetëqeverisëse, si ato qendrore ashtu edhe lokale, përmes zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë të qytetarëve për të dy nivelet e pushtetit.
Kosova fiton të drejtën që të ketë Presidentin e Kosovës (me Kabinetin e Presidentit), Parlamentin e Kosovës (të përbërë nga 120 ulëse, 100 ulëse për deputetët e zgjedhur nga vota e lirë, ndërsa, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve dhe numrit të fituar të votave, 10 ulëse janë të rezervuara për deputet e minoritetit serb si dhe 10 të tjera të rezervuara për minoritetet tjera si turq, egjiptas, boshnjak, ashkali, rom etj.). Kryetari dhe Kryesia e Parlamentit, Komisionet dhe Grupet parlamentare), dhe Qeverinë e Kosovës, (Kryeministri, ministrat dhe zëvendës ministrat). Funksionarët e këtyre institucioneve do të jenë të zgjedhur me votën e lirë të kosovarëve si dhe, njëkohësisht, edhe të pranuara nga UNMIK-u.
- Artikulli kryesor: Zgjedhjet parlamentare
Deri tani Kosova ka kaluar nëpër dy palë zgjedhje qendrore dhe lokale, të vlersuara nga strukturat dhe vëzhguesit ndërkombtarë si mjaft të suksesëshme dhe demokratike. Pas zgjedhjeve të para në nivel qendrorë, pushteti udhëhiet nga Koalicioni i gjërë-gjithpërfshirës (partitë më të mëdha politike si dhe minoritarët), ndërsa, pas zgjedhjeve të dyta të mbajtura gjat vitit 2004, koalicioni qeverisës përbëhet nga LDK dhe AAK, ndërsa partitë tjera siq janë: PDK, ORA, PLK, PD, LPK mbeten në opozitë, ndërsa partitë politike të minoriteteve përfaqësohen sipas vendeve të rezervuara për ta sipas Kornizës Kushtetuese.
- Artikulli kryesor: Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit
Në fushën e drejtësisë, ekonomisë (AKM-Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit për privatizimin e pronës dhe ndërmarrjeve shoqerore), policise, dhe në doganat përgjegjësitë janë pjesërisht të bartura te vendorët.
- Artikulli kryesor: Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe Shërbimi Policor i Kosovës
Mbrojtja, siguria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, tani për tani, janë e drejtë e rezervuar e UNMIK-ut. Në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë janë duke u funksionalizuar dhe pavarësuar, hap pas hapi, edhe institucionet vendore si TMK (Trupat Mbrojtëse të Kosovës) dhe SHPK (Shërbimi Policor i Kosovës), të cilat janë nën përkujdesin dhe mbikqyrjen e strukturave të UNMIK-ut, por të udhëhequra nga vendorët.
- Artikulli kryesor: Standarti Demokratik në Kosovë
Kosova si një vend multietnik dhe multikonfesional, demokratik dhe i barabartë për të gjithë dhe stabil është në prosperitet të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe me perspektivë në integrimet euro-atlantike. E drejta në kthim, në pronë, në lëvizje të lirë dhe në krijimin e një mjedisi të shëndoshë dhe tolerant për të gjithë qytetarët e Kosovës, janë disa prej parakushteve që duhet të plotësohen, si nga institucionet ashtu edhe nga popullsia shumicë e Kosovës, në menyrë që, sa më parë, me Standarte të arrihet edhe Pavarsia si status i vetëm për Kosovën. Viti 2005 paraqet fillimin e mbarimit të çështjes në zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Kosova e pavarur është zgjidhja e vetme që garanton stabilitet të qëndrueshëm në tërë regjionin e Ballkanit, sepse, vetëm të barabartë mund të hyjmë në Evropën e bashkuar.(E-04-OA)
Presidenti i Kosovës
- Artikulli kryesor President i Kosovës
Kryeministri i Kosovës
- Artikulli kryesor Kryeministri i Kosovës
Gjeografia
H U N G A R I A
R U M A N I A
BULLGARIA
I. R. J. M.
SHQIPËRIA
KROACIA
BOSNJA
dhe
HER CEGOVINA
VOJVODINA
MALI ZI
|